Në kuadër të ditës së gruas, një takim plot forcë dhe frymëzim.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, me inciativë të aktivisteve të shoqërise civile, në Mynih u zhvillua një takim i grave shqiptare nga fusha të ndryshme të shoqërisë. Qëllimi i këtij takimi ishte bashkimi i forcave të grave shqiptare dhe krijimi i një rrjeti që ofron mbështetje të ndërsjellë dhe forcon komunitetin shqiptar në Mynih dhe më gjerë.
Në këtë takim morën pjesë mjaft zonja, me karriere e ndikim në shoqëri, mjeke, profesore, sipërmarrëse dhe përfaqësuese të shoqatave të ndryshme. E ftuar ishte edhe Konsullja e Pergjithshme e Republikes se Shqiperise ne Mynih, Gentiana Mburimi.
Falenderime per kontributin e profesores së albanologjisë në Universitetin Ludwig-Maximilian të Mynihut, Enkelejda Kapia, aktivisteve dhe mesueseve te palodhura Valbona Roqi, Enela Markja, Alketa Papa Çitaku, etj.
Në takim morën pjesë gjithashtu Kryetarja e Shoqatës Shqiponja nga Rosenheimi Blerta Goci, znj. Drita Zumberi-Artz (Bayerischer Rundfunk) kryetare e shoqates Jetimët e Ballkanit, Laura Lajqi, Kryetare e Shoqatës Iliria, Aferdita Berisha aktiviste nga Augsburg. Nga fusha e biznesit ishin të pranishme znj. Blerta Hazrolli nga Hazrolli Group dhe znj. Valobona Karaqa. Një kontribut të rëndësishëm dha znj. Fatbardha Nikçi, kryetare e Junge Union (JU) në Emmering dhe anëtare e kryesisë së CSU dhe JU në rrethin Fürstenfeldbruck. Ajo eshte gjithashtu Kryetare e dytë e BESA Foundation e.V. Përvec këtyre, Fatbardha eshte themeluesja e grupit “Studentët Shqiptarë në Bavari.” Ndër pjesëmarrëset ishin edhe Dr. Suzana Kastrati, Dr.Erifili Tili, te cila kontribuan me eksperiencen dhe përvojën e tyre të vlefshme.
Ky takim tregoi qartë potencialin e madh që ekziston në krijimin e një rrjeti të fortë të grave shqiptare. Idetë e shkëmbyera dhe lidhjet e krijuara janë një hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimit dhe mbështetjes së ndërsjellë. Një rrjet i fortë që nuk forcon vetëm gratë, por kontribuon gjithashtu në forcimin e komunitetit shqiptar në Bavari.
Nje falenderim për Almiren, Aiden, Redianen, Alketen, Enin, Manjolen, Vloren, Ardianen, Arifen, Fahrijen, Xhevahiren, e të gjitha grave pjesëmarrëse për eksperiencën e vlefshme që ndanë me të gjitha ne, si dhe një falenderim të posacëm ideatoreve të këtij takimi.
Një ditë plot energji dhe frymëzim që tregon qartë: Së bashku jemi më të forta.




