Ambasadori Denion Meidani mori pjesë sot në hapjen e ekspozitës përkujtimore kushtuar viktimave të Holokaustit, ku nderohen 6 milionë jetë të humbura dhe 7144 hebrenjtë maqedonas të deportuar në Treblinkë, më 11 mars 82 vite më parë.
Në fjalën e tij, Ambasadori theksoi se kujtesa nuk është vetëm përkujtim i së shkuarës, por një detyrim për të mbrojtur paqen dhe dinjitetin njerëzor. Shqipëria, gjatë Luftës së Dytë Botërore, u bë një shembull i guximit dhe solidaritetit, duke shpëtuar qindra hebrenj dhe duke treguar se humanizmi triumfon edhe në kohët më të errëta.









Nderim për viktimat e Holokaustit dhe përkushtim ndaj ruajtjes së vlerave universale të drejtësisë dhe solidaritetit. Kujtojmë për të mos harruar.