Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, së bashku me Andi Sedja, Sekretar i Dytë, dhe Petrika Grazhdani, Këshilltar Ekonomik, zhvilloi një takim me Drejtorin e TIDZ, Goce Dimovski për të diskutuar mbi forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe mundësitë për zgjerimin e investimeve mes dy vendeve.
Drejtori Dimovski theksoi rëndësinë e partneritetit rajonal në tërheqjen e investimeve të huaja dhe zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm, ndërsa Ambasadori Meidani rikonfirmoi angazhimin e Ambasadës për të mbështetur investitorët dhe bizneset që synojnë zgjerimin në tregun rajonal.
Bashkëpunimi ekonomik mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut mbetet një prioritet për rritjen dhe stabilitetin e rajonit.