Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, mirëpriti sot Gjeneral Brigade Bilbil Bitri, Komandantin e SEEBRIG.
Gjatë takimit u diskutua mbi rolin e Shqipërisë në strukturat shumëkombëshe të sigurisë dhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për stabilitetin dhe paqen. Ambasadori Meidani vlerësoi kontributin e Gjeneral Bitrit dhe Forcave të Armatosura në forcimin e sigurisë përtej kufijve kombëtarë.