Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, SH.T.z Denion Meidani, priti sot Reisul Ulemanë e BFI të RMV, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai.
Gjatë takimit u diskutua mbi dialogun ndërfetar, harmoninë fetare në rajon dhe rëndësinë e kultivimit të mirëkuptimit dhe paqes. Ambasadori Meidani vlerësoi kontributin e Reisul Ulemasë në promovimin e dialogut dhe tolerancës, ndërsa ky i fundit çmoi modelin unik të bashkëjetesës fetare në Shqipëri.
Një bisedë e vlefshme mbi vlerat që na bashkojnë dhe rrugëtimin e përbashkët drejt së ardhmes.