Ambasadori i Shqipërisë, Denion Meidani, së bashku me Kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, deputetët Bekim Sali dhe Merita Kollçi Koxhaxhiku, si dhe Ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja, përkujtuan sot 557-vjetorin e ndarjes nga jeta të Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Në Sheshin e SkëndAdd New Newsroomerbeut në Shkup, u vendosën lule për të nderuar figurën e heroit kombëtar, simbol i unitetit dhe lirisë shqiptare.
Gjergj Kastrioti mbetet një nga figurat më të ndritura të historisë sonë, një lider që mishëroi guximin, qëndresën dhe frymën e pavarësisë. Në këtë përvjetor, ai na frymëzon të ruajmë trashëgiminë e tij dhe të punojmë për forcimin e vlerave kombëtare për brezat që do të vijnë.




