Ambasadori Denion Meidani priti sot në një takim kortezie Kordinatorin Kombëtar për Bashkëpunim Ndër-etnik dhe Ndër-rajonal pranë Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Z. Salko Kuç.Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit për forcimin e bashkëjetesës ndëretnike dhe përfaqësimin dinjitoz të të gjitha grupeve etnike, duke nënvizuar rolin e rëndësishëm të shqiptarëve si një komponent kyç në procesin e vendimmarrjes në nivel lokal dhe qëndror.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë mbetet e përkushtuar në mbështetjen e dialogut dhe bashkëpunimit, duke promovuar paqen, barazinë dhe harmoninë ndër-etnike në rajon.


