Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, z. Denion Meidani, priti në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës për Shqiptarët, z. Blerant Ramadani, dhe Drejtorin e Qendrës Analitike dhe Hulumtuese të ASH, z. Ardonit Ismaili.
Gjatë bisedës u shkëmbyen mendime mbi proceset integruese të Maqedonisë së Veriut, zhvillimin e projekteve për përmirësimin e jetesës në nivel lokal, si dhe nxitjen e pjesëmarrjes aktive të të rinjve dhe grave në jetën publike.
Ambasadori Meidani theksoi rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit të ndërsjellë për të avancuar përfaqësimin dhe për të forcuar lidhjet mes aktorëve politikë dhe institucioneve diplomatike.
Angazhimi i përbashkët dhe komunikimi i hapur mbeten kyç për adresimin e sfidave dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm.
Newsroom
Takim me përfaqësues të Aleancës për Shqiptarët