Republika e Indonezisë ofron dhënien e vizës në kufi (VoA) për shtetasit shqiptarë mbajtës të pasaportave të zakonshme. Viza në kufi është e disponueshme në aeroportet/portet detare të përcaktuara ose nëpërmjet platformës online të aksesueshme në molina.imigrasi.go.id (eVoA). Kohëzgjatja e qëndrimit nën “VoA” është 30 ditë, me opsionin për të zgjatur qëndrimin vetëm një herë me 30 ditë shtesë në zyrën lokale të imigracionit.
Gjithashtu, mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit janë të përjashtuar nga detyrimi për tu pajisur me vizë për të hyrë dhe qëndruar në Republikën e Indonezisë për një periudhë 30 ditore.