Më datë 18 mars 2023, ka hyrë në fuqi “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Popullore të Kinës për heqjen reciproke të vizave për mbajtësit e pasaportave të zyrtarëve publikë dhe pasaportave të zakonshme”, e cila u nënshkrua në Tiranë më 16 janar 2023.
Në bazë të kësaj marrëveshjeje, shtetasit e të dy vendeve, mbajtës të pasaportave të zyrtarëve publikë dhe pasaportave të zakonshme do të përjashtohen nga detyrimi për tu pajisur me vizë për të hyrë dhe për të qëndruar deri në 90 ditë brenda 180 ditëve, duke filluar nga data e hyrjes së parë.