Republika Popullore Kinë që prej datës 8 mars 2023, bëhet pjesë e Konventës së Hagës “Për heqjen e detyrimit të legalizimit të dokumenteve zyrtarë të huaja”, të 5 tetorit 1961.
Në bazë të kësaj Konvente, duke nisur nga data 7 nëntor 2023 të gjitha dokumentet zyrtarë do të pajisen me vulë apostile nga autoriteti kompetent i vendit ku janë lëshuar dhe më pas mund të përdoren direkt në institucionin përkatës në Republikën e Shqipërisë, pa patur nevojë të legalizohen.
Autoriteti përgjegjës për apostilimin e dokumenteve është Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Popullore Kinë në Pekin si dhe 31 Zyra Lokale të Punëve të Jashtme.