Vijojnë takimet produktive me Drejtuesin e Zyrës Përfaqësuese të Shtetit të Kosovës në Serbi, Z.Jetish Jashari.
Bashkëbisedimi mes Ambasadorit Bardhyl Canaj dhe Z. Jetish Jashari u fokusua në ndërtimin e agjendave të përbashkëta të bashkëpunimit me përfaqësitë diplomatike të akredituara në Beograd, koordinimin e platformave ndihmuese ndaj minoritetit shqiptar në Luginën e Preshevës e jo vetëm, si dhe angazhimin për pjesëmarrje dinjitoze të sipërmarrjeve dhe grupeve të biznesit nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e diaspora në Konferencën e II-të “Ekonomia shpëton Luginën”, që do të organizohet në këtë trevë, në datat 27 – 28 Shtator 2024.