Ambasadori Canaj priti sot në takim në ambientet e përfaqësisë Deputetin shqiptar të Parlamentit të Serbisë, z. Shaip Kamberi.
Interlokutorët zhvilluan një bisedë të gjatë dhe të hapur lidhur me të gjitha çështjet me rëndësi për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Beograd mbetet një shtëpi e hapur dhe një pikë mbështetjeje për shqiptarët e Luginës.



