Ambasadori Bardhyl Canaj mori pjesë sot në ceremoninë e inaugurimit të projektit për ndërtimin e sallës së sportit në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, një investim që ndihmon në përmirësimin e kushteve për nxënësit, zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës arsimore dhe fuqizimin e rinisë në këtë komunë.
Projekti, me vlerë 550,000 euro, i financuar nga Bashkia e Tiranës dhe mbështetur nga Këshilli Bashkiak i Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë, Drejtoren Ekzekutive të Unionit të Bashkive Shqiptare të Rajonit, Adriola Kambo dhe Kryetarin e Komunës në Bujanoc, Arbër Pajaziti, përfaqëson një dëshmi konkrete të solidaritetit dhe përkushtimit institucional për të ardhmen e të rinjve në Bujanoc.
Ky hap simbolizon një investimin në arsim dhe sport si shtylla të zhvillimit të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të këtij komuniteti.



