Ambasadori, Sh.T. Z. Bardhyl Canaj, priti sot në Ambasadë Ambasadorin e ri të Ukrainës në Serbi, Sh.T. Z. Oleksandr Lytvynenko.
Gjatë takimit, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi zhvillimet aktuale gjeopolitike, ku Ambasadori Canaj rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën dhe popullin e saj.
Ambasadori Lytvynenko shprehu mirënjohjen për angazhimin dhe kontributin e Shqipërisë në mbështetje të Ukrainës, veçanërisht në organizatat ndërkombëtare.
Ambasadorët vlerësuan gjithashtu rëndësinë e Ministerialit Ukrainë – Evropa Juglindore, i cili do të mbahet në muajin e ardhshëm në Tiranë, nën drejtimin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Sh.T.Z. Ferit Hoxha, dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Ukrainës, Sh.T. Z. Andrii Sybiha.



