Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ndodhet në Helsingborg të Suedisë ku ka nisur Takimi Jozyrtar i Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s.
Ky takim përfaqëson një moment të rëndësishëm në kuadër të përgatitjeve për Samitin e ardhshëm të NATO-s, që do të mbahet në Ankara, më 7–8 korrik 2026.
Ministrat e Jashtëm të vendeve aleate pritet të diskutojnë prioritetet kryesore për forcimin e Aleancës, ndarjen më të drejtë të barrës, si dhe vijimin e mbështetjes për Ukrainën.
Ministri Hoxha në Takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s në Helsingborg të Suedisë:


