Më 1 qershor 2016, me rastin e 80-vjetorit të lindjes së aktorit të madh Bekim Fehmiu, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e përshëndetën këtë ditë të shënuar për botën artistike e kulturore të të dy vendeve tona me një mesazh të përbashkët në shqip dhe në serbisht.
Më poshtë mesazhi i të dy kryeministrave në gjuhët përkatëse:
“Me rastin e 80 vjetorit të lindjes, dëshirojmë të shprehim konsideratën tonë të lartë për veprën e një artisti dhe humanisti të madh, Bekim Fehmiut.
Bekim Fehmiu ka lënë një gjurmë të pashlyer mes shqiptarëve dhe serbëve. Jeta dhe arti i tij dëshmon se ne mund të komunikojmë, të kuptohemi e të mësojmë nga njëri-tjetri, se mund të gjejmë lumturi në bashkëjetesë e kështu të ndërtojmë një të ardhme të begatë për brezat që do të vijnë.
Bekim Fehmiu qëndron sot përpara nesh si dëshmitar i një fakti të pamohueshëm se cilindo rrugëtim të jetës të zgjedhim për të qënë bashkë, ajo rrugë do të jetë veçse pasuri për ne, shqiptarë dhe serbë”.
“Želimo da odamo priznanje idejama velikog umetnika i humaniste Bekima Fehmijua, povodom 80 godina od njegovog rođenja.
Bekim je ostavio neizbrisiv trag, i među Albancima, i među Srbima. Njegov život, umetnost kroz koju je živeo, pokazali su nam da možemo jedni druge da razumemo, da možemo da učimo jedni od drugih, da smo povezani, i da zajedno treba da gradimo prosperitetnu budućnost za buduće generacije.
Bekim Fehmiju je svedok da, koje god puteve u životu da odaberemo, kako bi povezali naša dva naroda, oni će uvek biti blagotvorni, i za jedne i za druge. Kako za Albance, tako i za Srbe.”