Pas ndryshimeve të ditëve të fundit në kreun e komunës së Preshevës, ambasadori Ilir Boçka i dërgoi një letër urimi kryetares së sapozgjedhur së kësaj komune, zonjës Ardita Sinani. Gjithashtu, ambasadori Boçka falenderoi për bashkëpunimin e derimësotshëm ish-kryetarin e komunës dhe drejtuesin e partisë Alternativa për Ndryshim, z. Shqiprim Arifi. Më poshtë teksti i të dy letrave:
Ambasada e Republikes se Shqiperise
Ambasadori
Beograd 12 mars 2017
Lenda: Leter urimi per Kryetaren e Komunes Presheve
Zonjes Ardita Sinani
Kryetare e Komunes se Presheves
E nderuara Zonja Sinani ,
Jam informuar per zhvillimet me te fundit politike ne Komunen e Presheves, ndryshime te cilat çuan ne prishjen e koalicionit midis Partise per Veprim Demokratik dhe Alternatives per Ndryshim , si dhe per zhvillimin e mbledhjes se Asamblese , ne te cilen shumica e krijuar rishtas ju ka zgjedhur ne detyren e kryetarit te Komunes.
Perfitoj nga rasti qe t’Ju shpreh urimet per suksese ne detyren tuaj te re si kryetare e Komunes dhe njekohesisht te besoj se me kontributin tuaj do te jeni ne gjendje qe te permbushni me sukses besimin qe kane bashkeqytetaret tuaj te Komunes se Presheves si dhe udheheqja e Partise per Veprim Demokratik ne kete mision te veshtire e sfidues qe keni marre persipert te kryeni. Fakti qe Partia per Veprim Demokratik ju ka perzgjedhur Juve per kete detyre , nje qytetare aktiviste , lidere politike si dhe te paren femer ne nje detyre kaq te rendesishme , me gezon pa mase dhe e konsideroj si nje ogur te mire te cilin deshiroj qe ta theksoj ma se pari. Kam besim te plote ne energjine tuaj si nje perfaqesuese e denje e brezit te ri te politikaneve qe kane dale ne popullsine shqiptare ne Luginen e Presheves, me vizion e ekspererience te mjaftueshme per te qeverisur drejt e me energji pozitive komunen e Presheves ne kete moment te rendesishem .
Jam i bindur dhe i gatshem qe ashtu sic kemi bashkepunuar deritani me ju personalisht si dhe me te gjithe perfaqesuesit e pushtetit ne Komunen tuaj , te vazhdojme e thellojme me tej punen per forcimin e kauzes sone te perbashket : perparimin e shqiptareve kudo qe ndodhen ne trojet e tyre, forcimin e mirekuptimit e te bashkepunimit midis popujve , gjithnje ne funksion te permiresimit te metejshem te pozites se Shqiptareve qe jetojne ne Luginen e Presheves ne te gjitha aspektet e jetes.
E dashur Ardita,
Me optimizmin tend dhe forcen e karakterit qe keni treguar ne te gjithe aktivitetin tuaj jam i bindur ne suksesin tend . Une personalisht , si Ambasador e Perfaqesues i Republikes se Shqiperise ne Republiken e Serbise , gjithnje do te jem nje mbeshtetje e qendrueshme per ju dhe per te gjithe perfaqesuesit e poshtetit lokal dhe te partive Politike ne plotesimin e detyrave tuaja shteterore e partiake , gjithnje duke u mbeshtetur ne parimet e respektit e besimit reciprok .
Edhe nje here urime per shendet te mire e suksese ne veprimtarine tuaj politike e shoqerore.
Me respekt
Ilir Boçka
Ambasador
Ambasada e Republikes se Shqiperise
Ambasadori
Beograd 12 mars 2017
Lenda: Leter per zotin Shqiprim Arifi
Zotit Shqiprim Arifi
Kryetar i Partise Alternativa per Ndryshim
I nderuar Zoti Arifi,
Kam ndjekur me vemendje zhvillimet e fundit politike ne komunen e Presheves si dhe rezultatet qe dolen nga mbledhja e fundit e Asamblese . Nuk eshte ne detyren time qe te hyj ne analiza te luftes politike qe po zhvillohet ndermjet partive politike dhe perfaqesuesve te zgjedhur ne forumet e qeverisjes lokale . Ne kete moment e ndjej per detyre qe te shpreh respektin tim personal per bashkepunimin e mire qe kemi patur gjate gjithe kesaj kohe qe keni qene ne detyren e Kryetarit te Komunes se Presheves si dhe per frymen konstruktive qe ka karakterizuar marredheniet tona gjithnje ne sherbim te kauzes sone te perbashket forcimit e permiresimit te pozites politike e shoqerore te shqiptareve qe letojne ne Luginen e Presheves .
Gjate ketyre muajve qe ju keni qene ne detyren e kryetarit te Komunes se Presheves kam patur kenaqesine qe te ndjek perpjekjet tuaja te levdueshme per te sjelle energji te reja e levizje pozitive ne jeten politike e ekonomike te komunes , gje qe eshte vleresuar nga zgjedhesit ne garen e fundit elektorale. Uroj qe kjo fryme e re tuaja si dhe e partise qe ju drejtoni se bashku me shoket e shoqet tuaja , te rritet me tej e te kontribuoje ne jeten politike te Komunes edhe ne te ardhmen.
I dashur Shqiprim ,
Ne kushtet e reja te krijuara pas krizes se fundit ne gjirin e Asamblese dhe lenies se detyres se kryetarit te Komunes , besoj se do te jeni duke perjetuar nje moment reflektimi per aksionin tuaj politik si dhe per karieren tuaj politike ne te ardhmen.. Me kete rast deshiroj qe te shpreh besimin tim se jetes politike e sociale te Komunes se Presheves nuk do t’i mungoje kontributi tuaj personal si dhe i partise qe ju drejtoni . Njekohesisht shpreh besimin tim per nje komunikim me te ngushte e vellazeror me ju dhe shoket tuaj ne te ardhmen . Ju uroj qe te keni force qe te kaloni mbi veshtiresite e momentit si dhe te mos humbisni nga syte vizionin tuaj per nje realitet te ndryshuar per Luginen e Presheves, per Komunen tuaj dhe per njerezit . Jam gjithashtu i bindur se ju dhe partia Alternativa per Ndryshim do te jeni mbeshtetes dhe konstruktiv me pushtetin lokal ne Komune ne pozicionin e ri.
Te uroj shendet dhe suksese ne veprimtarine tuaj .
ILIR BOÇKA
Ambasador