Me nismën e deputetit Fatmir Hasani dhe mbështetjen e një grupi deputetësh më datë 25.6.2109, u zyrtarizua krijimi i grupit të Miqësisë Serbi-Shqipëri në Skupshtinën e Serbisë. Kryetar i grupit të Miqësisë Serbi-Shqipëri u zgjodh deputeti shqiptar Fatmir Hasani i Partisë për Veprim Demokratik.
Synimi i këtij grupi është “forcimi i marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve dhe rritja e bashkëpunimit me parlamentin e Shqipërisë”. Grupi ka në gjirin e vet dymbëdhjetë deputetë.
Me këtë rast ambasadori Ilir Boçka e përgëzoi deputetin Hasani per kete zhvillim te ri. Në parlamentin e Serbisë ka grupe miqësie me përmbi 100 vende.