Ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim me Drejtorin e Shoqatës Kombëtare të Agjencive të Udhëtimit të Serbisë, Z. Aleksandar Seniçiç.
Takimi u fokusua në intensifikimin e mëtejshëm në fushën e turizmit mes dy vendeve.
Gjithashtu, u diskutua edhe për pjesmarrjen e operatorëve turistikë të Shqipërisë në Panairin e Turizmit, që do të zhvillohet vitin e ardhshëm, në Beograd.