Ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim Ambasadorin e SHBA-ve në Serbi, Z. Christopher R. Hill.
Ambasadori Canaj i shprehu Ambasadorit Hill ngushëllimet e sinqerta, në emër të përfaqësisë diplomatike, për ndarjen nga jeta të Dr. Henry Kissinger, ish-Sekretar i Shtetit, fitues i Çmimit Nobel të Paqes si dhe një nga asetet më të mëdha botërore të marrëdhënieve ndërkombëtare, diplomacisë aktuale dhe politik-bërjes.
Në takim u bisedua për raportet dhe marrëdhëniet e shkëlqyera strategjike Shqipëri-SHBA, situatën në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivat e tij në integrimin evropian.