
Më datë 9 dhjetor 2016, Ilir Boçka priti në mjediset e ambasadës kryetarin e Trupit Koordinues për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, Zoran Stankoviç, i cili shoqërohej nga një grup përfaqësuesish të Ministrisë së Arsimit të Republikës së Serbisë. Në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar, Jonuz Musliu.


