Ambasadori Ilir Boçka priti kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Serbi, z. Isuf Ferra. Ky institucion i krijuar para pak kohësh, vjen pas forumit ekonomik të zhvilluar në Nish në tetor të vitit të kaluar dhe mendohet të shërbejë si një mekanizëm për të lehtësuar punën e biznesmenëve, rritur shkëmbimet tregtare dhe mundësuar investimet e ndërsjella në të të dy vendet tona. Ambasadori Boçka mbasi e uroi z. Ferra për këtë arritje të rëndësishme, jo vetëm e thjesht në fushë të ekonomisë, por edhe më gjerë, e sigurioi atë për gatishmërinë e ambasadës për ta mbështetur në këtë veprimtari, duke e vlerësuar këtë gjë edhe në kuadër të diplomacisë ekonomike dhe peshës që ajo po merr gjithnjë e më shumë në politikën e jashtme të vendit tonë, veçanërisht me vendet fqinje dhe të rajonit.
Newsroom
Ambasadori Ilir Boçka priti kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Serbi, z. Isuf Ferra