Ambasadori Ilir Boçka priti në një takim kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik, z. Riza Halimi, deputetin e porsazgjedhur në Kuvendin e Republikës së Serbisë, z. Fatmir Hasani dhe kryetaren e degës së Preshevës së kësaj partie, znj. Ardita Sinani. Ambasadori Boçka e uroi kryetarin Halimi për rezultatet e arritura në zgjedhjet parlamentare dhe lokale në prill të këtij viti dhe i uroi punë të mbarë deputetit Hasani.
Bashkëbiseduesit u shprehën se me zgjedhjen e drejtuesve të rinj të komunës së Bujanovacit e të Preshevës duhet hapur një kapitull i ri në drejtimin e tyre, kapitull që do thotë më shumë vende pune të hapura për të rinjtë, më shumë investime në ekonomi dhe zhvillim të arsimit. Ata u shprehën, gjithashtu, për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe drejtuesve të pushtetit lokal në suazë të proceseve integruese në familjen e madhe europiane.