Në datat 16 e 17 tetor 2017, ambasadori Ilir Boçka kreu një vizitë në komunat e Bujanocit, Preshevës e Medvegjës. Ai pati takime me kryetarin e Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, me kryetarin e organit përkohshëm qeverisë së komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, me kryetarin e komunës së Medvegjës Nebojsha Arsiç, nënkryetarin e komunës së Medvegjës Florim Sahiti, kryetarin e PVD-së Riza Halimi, anëtaren e kryesisë së kësaj partie Ardita Sinani, kryetarin e PDSH-së Ragmi Mustafa, kryetarin e LR – PDSH Sami Salihu, si dhe me qytetarë e aktivistë të shoqërisë civile të këtyre komunave.
Gjatë takimeve u diskutua për zhvillimet më të fundit në fusha të ndryshme të jetës politike, ekonomike, kulturore të këtyre komunave, problematikat me të cilat ballafaqohen banorët e këtyre trevave, si dhe perspektivën e rritjes dhe fuqizimit të bashkëpunimit në kuadër të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe proceseve integruese europiane.