Më datë 28 korrik me nismën e ambasadës polake në Beograd u organizua një takim i drejtores ekzekutive të Fondit Ndërkombëtar të Vishegradit, Beata Jaczewska dhe drejtorit ekzekutiv të Fondit për Ballkanin Perëndimor, Gjergj Murra, me përfaqësues të shoqërisë civile, medias dhe trupit diplomatik të akredituar në këtë vend. Znj. Jaczewska dhe z. Murra në fjalën e tyre bënë një prezantim të organizatave që drejtojnë, projekteve dhe programeve, si dhe i ftuan pjesëmarrit të aplikojnë e të bëhen pjesë aktive e veprimtarive të këtyre dy nismave të rëndësishme për rajonin dhe më gjerë në kuadër të procesit historik të integrimit në Bashkimin Europian.
Newsroom
Fondi për Ballkanin Perëndimor prezantohet në Beograd