Me hidhërim të thellë mësuam për vdekjen e Borka Paviçeviçit, dramaturges, eseistes, aktivistes së shquar të të drejtave të njeriut dhe mikes sonë të paharruar.
Për të gjithë ne që patëm nderin ta njohim nga afër do të mbeten të paharruara fjalët e saj, buzëqeshja e saj dhe, mbi të gjitha, shpirti i saj luftarak i rreshtuar përherë dhe pa ngurruar në krah të paqes, mirëkuptimit dhe dashurisë mes njerëzve e popujve.
Qendra për Dekontaminim Kulturor e themeluar dhe e drejtuar me aq përkushtim prej Borkës do të mbetet shtëpia e përbashkët e serbëve, shqiptarëve, malazezëve, kroatëve, maqedonëve, boshnjakëve, romëve etj., e të gjithë atyre që mbi dhunën vendosën tolerancën, që mbi urrejtjen vendosën dashurinë, që mbi tiraninë vendosën lirinë.
Në këto ditë të dhimbshme ambasada e Republikës së Shqipërisë në Beograd përkulet me nderim para kujtimit të saj dhe iu shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve.
I paharruar qoftë kujtimi i Borka Paviçeviçit!
Sa dubokom tugom saznali smo za smrt Borke Pavićević, dramaturga, esejiste, istaknutog aktiviste za ljudska prava i našeg nezaboravnog prijatelja.
Za sve nas koji smo imali čast da budemo bliski, ostaće nezaboravne njene reči, njen osmeh, i iznad svega, njen ratoboran duh, uvek bez oklevanja podržavala je mir, razumevanje i ljubav među ljudima i narodima.
Centar za kulturnu dekontaminaciju, osnovan i vođen sa tolikim angažovanjem od strane Borke, ostaće zajednički dom Srba, Albanaca, Crnogoraca, Hrvata, Makedonaca, Bošnjaka, Roma i svih onih koji su se odlučili da nad nasiljem stavljaju toleranciju, nad mržnjom ljubav, koji odlucno nad tiranijom stavljaju slobodu.
U ovim bolnim danima, Ambasada Republike Albanije u Beogradu se naklanja svojim sećanjem i izražava saučešće porodici preminule, kao i kolegama i saradnicima.
Nezaboravno je sećanje na Borku Pavićević!