Dje më datë 16 tetor 2018 u zhvillua në Beograd, takimi i tretë i Ministrave të Transportit të vendeve të rajonit, si dhe forumi i tretë i Kryetarëve të Bashkive në kuadër të nismës së bashkëpunimit Kina dhe Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore (Kina – CEEC), e njohur ndryshe edhe si 16+1. Takimi u përshëndet edhe nga presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Në takimin e mësipërm morën pjesë edhe dy delegacione nga Shqipëria. Delegacioni i Ministrisë së Transportit kryesohej nga zëvendësministri Artan Shkreli, i cili mbajti fjalën e rastit në takim. Vendi ynë u përfaqësua edhe me një delegacion nga Bashkia e Tiranës i kryesuar nga nënkryetari i kësaj bashkie Arbjan Mazniku. Forumin e kryetarëve të Bashkive e përshëndeti nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, i cili njoftoi se vitin e ardhshëm Tirana do të jetë vendi organizator i Forumit të Katërt të
Bashkive të vendeve CEEC-it.
Në takim ishte gjithashtu i pranishëm edhe ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Ilir Boçka.
Në fund të takimit u miratua një deklaratë e përbashkët e kryetarëve të Bashkive.