Më datë 26.09.2016, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Serbisë Z. Ilir Boçka u takua me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës Zorana Mihajlloviç. Në fillim Z.Boçka e uroi Znj Mihajlloviç për konfirmimin në detyrën që kishte edhe në qeverinë e mëparshme. Temë e bisedimeve të takimit ishte bashkëpunimi dypalësh ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë në dritën e Forumit të Biznesit që do të mbahet në Nish me 14 tetor 2016, në praninë e Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe Kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç dhe konkretisht, përgatitja e marrëveshjeve që parashikohet të nënëshkruhen me këtë rast.
Newsroom
Takim i ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Serbisë me zëvendëskryeministren dhe Ministren e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës Zorana Mihajlloviç