Me datë 26.09.2016, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Serbisë Z. Ilir Boçka u takua me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e punëve të jashtme Ivica Daçiç. Në fillim Z.Boçka e uroi Z. Daçiç për konfirmimin në detyrën që kishte edhe në qeverinë e mëparshme. Gjatë takimit të dy palët konstatuan se marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë kohët e fundit kanë patur ngritje, gjë që është vërtetuar nga shpeshtimi i takimeve të nivelit të lartë si në planin dypalësh ashtu edhe atë shumëpalësh të zyrtarëve të lartë të të dy vendeve, gjë e cila me siguri që ka kontribuar dhe do të kontribuojë edhe në të ardhmen në stabilitetin e rajonit. Në vazhdën e përgatitjeve për vizitën e Kryeministrit shqiptar Edi Rama me 13 dhe 14 tetor dhe Forumin e biznesit që do të prganizohet me këtë rast, Ambasadori nënvizoi nevojën për të punuar sa më ngushtë për paërgatitjen e kësaj ngjarje dhe sidomos marrëveshjet të cilat parashikohet të nënëshkruhen.
Newsroom
Takim i ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Serbisë me zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Ivica Daçiç