Më 8-10 shtator u zhvillua në Tiranë konferenca e Ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë nëpër botë – një pikëtakim i rëndësishëm i shërbimit të jashtëm për të përcaktuar prioritetet, për të adresuar sfidat kryesore dhe për të forcuar shërbimin konsullor për qytetarët shqiptarë.
Në Panelin e 2-të të #DIPLO2025 gjatë ditës së parë, u theksua rolin i shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor si kontribues aktivë për paqen, bashkëpunimin rajonal dhe projektin evropian.
Shqiptarët në rajon – identitet i përbashkët evropian: Fuqizimi i zërave rajonalë në rrugën drejt BE-së
– Folës:
- Ogerta Manastirliu, Ministre e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë
- Orhan Murtezani, Ministër për Çështjet Evropiane i Republikës së Maqedonisë së Veriut
- Silda Anagnosti Çepe, Zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë
- Kreshnik Ahmeti, Zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës
- Shaip Kamberi, Deputet i Asamblesë Kombëtare të Republikës së Serbisë
- Faik Nika, Kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi
*Me moderimin e gazetarit Nazim Rashidi
Shqiptarët shërbejnë si urë lidhëse midis komuniteteve dhe si forcë për vlerat demokratike, zhvillimin ekonomik dhe kohezionin social.