Ambasadori i Shqipërisë në Slloveni, Oljan Kanushi u takua me Z.Miha Tavčar, CEO i Nomago, kompania kryesore e transportit të udhëtarëve në Slloveni.
U diskutuan bashkëpunime të mundshme në këtë fushë midis Shqipërisë dhe Sllovenisë si edhe vendosja e ndërlidhjes nëpërmjet transportit të udhëtarëve midis dy vendeve.