Anëtarësimi në BE, si një aspiratë e qëndrueshme e Shqipërisë, kërkon bashkëpunime e bisedime po aq të qëndrueshme, nga të gjitha hallkat e zinxhirit, për të arritur qëllimin tonë të përbashkët.
Kjo ishte biseda në takimin me Kreun e Përfaqësisë së BE në Slloveni Dr.Jerneja Jug Jerše.
Falë vlerave dhe përpjekjeve që shqiptarët përfaqësojnë, ngado që shkojnë, Dr.Jerše shprehu mbështetjen e pakushtëzuar drejt këtij rrugëtimi. Vijon çdo orë e çdo kohë puna për të qenë pjesë e Familjes së Madhe Europiane.