Trajnim zhvillues ku pjesëmarrës ishin përfaqësues të Ambasadës Shqiptare në Slloveni, Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë , Kryeministrisë së Kosovës , Ministrisë së Jashtme të Kosovës , Ministrisë së Jashtme të Rumanisë dhe Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut.
Të gjithë kolegë pjesëmarrës, përveç kauzës e kontributit të gjithhershëm, për të qenë në çdo hallkë të zhvillimit, i bashkon edhe fakti i të folurit të njëjtës gjuhë, zëri i historisë së Shqipërisë, gjuha shqipe.Trajnimi ku ishin pjesëmarrës nga 21 shtete u organizua nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Qendra për Perspektivë Europiane, me temë Diplomacia Digjitale.