Ambasadori i Shqipërisë në Slloveni, Oljan Kanushi pritet në takim nga Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë, Urška Klakočar Zupančič
Pata kënaqësinë të takoja Kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urška Klakočar Zupančič, takim që më konfirmoi edhe një herë mikpritjen e këtij vendi, por edhe rëndësinë e bashkëpunimit, për të forcuar dhe zhvilluar marrëdhënien mes dy vendeve. Shumë mirënjohës nga vlerësimi për homologen Sh.S.Znj. Lindita Nikolla dhe për ftesën ndaj saj që të vizitoj Lubjanën, si edhe nga mirëpritja e ftesës për Sh.S.Znj. Urška Klakočar Zupančič për të vizituar së shpejti Tiranën, që ky bashkëpunim të konkretizohet e zhvillohet në dobi të kërkesave të të gjithë komunitetit që përfaqësoj në Lubjanë.