Ambasadori i Shqipërisë në Slloveni, Oljan Kanushi pritet në takim nga Matjaž Han, Ministër i Ekonomisë, Turizmit dhe Sportit të Sllovenisë
Takimi me Ministrin e Ekonomisë, Turizmit dhe Sportit, Matjaz Han, si të gjitha takimet mikëpritëse që kam pasur gjatë kësaj kohe të shkurtër në Lubjanë, shërbeu për atë që sot është prioriteti i vendit tonë, zhvillimi i turizmit. Të fokusuar në të gjitha pikat që mund t’i shërbejnë bashkëpunimit dypalësh, jam i gëzuar që u përshëndetëm me bashkëpunime konkrete.