Takimi me Zv.Kryeministren dhe Ministren e Europës dhe Punëve të Jashtme në Slloveni, është nyja e domosdoshme për të çuar përpara të gjithë vullnetin dhe gatishmërinë tonë, në zhvillimin dhe forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe. Znj.Fajon si një mbështetëse e rajonit dhe zhvillimeve pozitive meriton gjithë falenderimet për të.
Duke pasur prioritet mirëqenien e komunitet shqiptar, folëm për integrimin e tyre në çdo përmasë, sikurse folëm edhe për projektet konkrete që do t’i shërbejnë së ardhmes.