Më dt. 24 nëntor 2025, Ambasada Shqiptare në Madrid, Mbretëria e Spanjës, organizoi një pritje me rastin e 113 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Hotel Melia Grand Fenix hapi dyert për festën tonë!
Në fjalën e rastit Ambasadorja Entela Gjika vlerësoi si të shkëlqyera marrëdhëniet mes dy vendeve, si në nivelet më të larta të autoriteteve të Shqipërisë dhe Spanjës ashtu edhe në shumë fusha, duke theksuar turizmin gjithmonë e në rritje, intensifikimin e shkëmbimeve tregtare dhe rritjen e eksporteve shqiptare në Spanjë, rritjen e investimeve nga kompani spanjolle në Shqipëri, shkëmbimet në fushën e arsimit dhe shkencës. Ambasadorja foli mbi progresin e Shqipërisë në integrimin evropian, falënderoi Spanjën për mbështetjen e palëkundur në këtë proces. Ajo gjithashtu vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë në fushën e sigurisë, në luftën kundër krimit të organizuar, narkotikëve dhe trafikimit. Ambasadorja foli mbi vlerat e diasporës shqiptare në Spanjë dhe kontributin e saj në forcimin e marrëdhënieve mes vendeve dhe kulturave tona.
Në pritje ishin të pranishëm përfaqësues nga Ministria për Punët e Jashtme, Bashkimin Evropian dhe Bashkëpunimin e Spanjës, Parlamenti, Ministria e Financës, Ekonomisë, përfaqësues të trupit diplomatik në Madrid, anëtarë të komunitetit shqiptarë në Spanjë si dhe miq e dashamirës të vendit tonë.
Këtë vit, shefi i kuzhinës Genti Skëndaj, sollën kuzhinën tradicionale shqiptare në Madrid! Në pritje u shërbyen edhe verëra shqiptare të kantinës Balaj.










