Petrit Musaj
Konsull i Përgjithshëm
Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë
Petrit Musaj ushtron detyrën e Konsullit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë në Strugë, Maqedonia e Veriut, që nga muaji korrik 2024.
Musaj iu bashkua shërbimit të jashtëm shqiptar në vitin 2002 dhe që atëherë ka qenë aktiv në fushën e marrëdhënieve me jashtë dhe ka kryer detyra te ndryshme ne Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në misione diplomatike të RSH-së jashtë vendit.
Para fillimit te karrierës në shërbimin e jashtëm, Z. Musaj ka mbajtur poste të rëndësishme në administratën publike në fushën e arsimit dhe kulturës si Shef i Seksionit të Arsimit dhe Kulturës së rrethit Kukës, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Kulturor Rilindja etj.
Musaj është zgjedhur Deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë – Legjislatura I-re-1991.
Me Dekret Nr. 7218, Z. Musaj i është akorduar Medalja “Naim Frasheri”, për arritje dhe kontribut të çmuar në fushën e arsimit dhe kulturës.
Nga viti 2002 deri në vitin 2003 – specialist në Drejtorinë e Informacionit dhe Shtypit në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Sekretar i Parë në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, Kosovë. (2003-2010)
Këshilltar në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Shkup, Maqedonia e Veriut, (2010-2018)
Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. (2018-2021)
Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. (2021-2024)
Musaj është i diplomuar në Universitetin e Tiranës, për Gjuhë dhe Letërsi Angleze si dhe studime pasuniversitare per pedagogji-psikologji.
Gjatë karrierës Z.Musaj ka kryer disa trajnime në fushën e diplomacisë në Turqi, Egjypt si dhe disa kurse e trajnime per administraten publike dhe të drejtat e njeriut të organizuara nga institucione vendore dhe ndërkombëtare.
Musaj zotëron gjuhën angleze dhe italiane.