Konsulli i Përgjithshëm, z.Petrit Musaj vizitoi Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strugë, ku u takua me Konsullin e Përgjithshëm, z. Agim Krasniqi.
Në një atmosferë të ngrohtë dhe vëllazërore, në këtë takim u bisedua në mes tjerash për bashkëpunimin mes dy Konsullatave të Përgjithshme dhe mundësinë e organizimit të aktiviteteve të përbashkëta në të ardhmen.