Në Manastir, më 22.11.2024 u festua me madhështi Dita e Alfabetit, 116 vjetori i Kongresit të Manastirit, thesarit tonë më të çmuar, simbolit të bashkimit kombëtar dhe qëndresës shqiptare. Konsulli i Përgjithshëm z.Petrit Musaj mori pjesë në aktivitetin që u mbajt me këtë rast në Muzeun e Alfabetit Shqip si dhe manifestimet e tjera që u organizuan gjatë kësaj dite në Manastir.
Ai gjithashtu vizitoi edhe Bibliotekën shqipe “LINKEST” në këtë qytet si dhe pati takime me personalitete të ndryshme nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova si dhe qytetarë të shumtë nga Shqipëria që kishin ardhur për të festuar sëbashku këtë ditë të shënuar.