Në kuadër të aktiviteteve me rastin e festave të Nëntorit, nën kujdesin e shoqatës patriotike “Foleja e Shqipes”, u promovua në Strugë libri “Shekulli i Parë” i shkrimtarit nga Vlora, z. Sejmen Gjokoli.Libri i dedikohet festimit të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë ku një vend të rëndësishëm zë edhe marshimi historik i delegacionit nga Struga në Vlorë, marshim që ngjalli reagim të veçantë tek banorët e qyteteve nga kaloi ky delegacion i Strugës deri sa arriti në Vlorë.
Të pranishmit i përshëndeti me një fjalë rasti Kryetari i Shoqatës “Foleja e Shqipes”, ish nënkryetari i Bashkisë Vlorë, autori i Librit z. Gjokoli, Konsulli i Përgjithshëm, z. Petrit Musaj dhe pati një shfaqje artistike nga aktorë dhe grupi i valleve i të rinjeve “ Valët e Liqenit” Ladorishtë.