Struga mirëpriti Tifozët Kuq e Zi, të cilët shënuan 21 vjetorin e themelimit të tyre. Festimet nisën me një vizitë në Manastir tek Muzeu i Alfabetit dhe biblioteka shqiptare “Linkest”.
Më tej, në një atmosferë festive dhe me frymë bashkimi, Klubi i Futbollit F.C. Struga, kampion aktual i Maqedonisë së Veriut, organizoi një ndeshje miqësore me djemtë e TKZ, në shenjë respekti e mirënjohje për përkrahjen dhe devoshmërinë e tyre për Kombëtaren tonë.