Në kuadër të festave të Nëntorit, 112 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe 80 Vjetorit të çlirimit të saj, në Strugë dhe Manastir u organizua “Java e filmit shqip” ku u bë shfaqja e filmave shqiptarë “Nëntori i Dytë”, “Lulekuqet mbi mure” dhe “Tomka e shokët e tij”.
Në kinema “MANAKI” në Manastir dhe në shkollën e mesme Niko Nestor në Strugë, në ambiente të mbushura me nxënës, mësues e qytetarë, u bë shfaqja e këtyre filmave, iniciativë kjo që u vlerësua dhe u mbështet për tu përsëritur edhe në të ardhmen.