Me një manifestim madhështor ,Struga festoi 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit. Me këtë rast u organizua një paradë nga nxënësit e shkollave të mësme të qytetit të Strugës të cilët shpalosën gjithashtu Flamurin kombëtar përgjatë rrjedhës së lumit Drin. Për të pranishmit u mbajt gjithashtu një program i pasur artistik në sheshin qendror të Struës ku pati një pjesëmarrje të gjërë të qytetarëve nga Struga dhe rrethinë.
Konsullata e Përgjithshme Strugë, mirëpriti në ambientet e saj, ekipin organizues të këtij manifestimi nga Komuna e Strugës dhe Shkolla e Mesme “Niko Nestor” duke i falenderuar për punën e tyre për organizimin e këtij manifestimi.