Në datën 16 maj 2025, Konsulli i Përgjithshëm, z. Petrit Musaj mori pjesë në Konferencën e XII-të Shkencore Ndërkombëtare me temë: “Sfidat Shkencore për Zhvillim të Qëndrueshëm”, organizuar nga Instituti për Europianistikë dhe Politikë Ndërkombëtare “Luan Hajdaraga” pranë Universitetit Ndërkombëtar në Strugë, në bashkëpunim me Universitetin e Teknologjisë në Lodz
dhe Kolegjin Universitar të Biznesit, Tiranë.
Në konferencë morën pjesë studiues dhe ekspertë nga fusha të ndryshme nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova etj, të cilët diskutuan mbi mënyrat se si dijet shkencore mund të shërbejnë për një zhvillim të drejtë, të qëndrueshëm e me vlera humane.
Newsroom
Mbahet Konferenca e 12-të “Sfidat shkencore për zhvillim të qëndrueshëm”