Me disa aktivitete, sot në Manastir u përkujtua 83-vjetori i deportimit të hebrenjve të Manastirit, i organizuar nga Komuniteti Hebraik i Republikës së Maqedonisë, me mbështetjen e Komunës së Manastirit.
Pas vizitës në varrezat hebraike të Qytetit, u mbajt një takim perkujtimor në sallën e Këshillit të Komunës së Manastirit.
Manastiri sot kujtoi dhe nderoi deportimin e 3300 hebrenjeve, moment i errët i së kaluarës që sot kujtohet për të mos u përsëritur kurrë.
Kjo është një kujtesë e përhershme për bashkëjetesën që ka ekzistuar në këtë qytet te multikulturës.
Më pas, delegacione të shumta vendosën lule të freskëta te Monumenti “Menora e Gurit”*dhe te monumenti i Estreja Ovadija Mara* në oborrin e Qendrës Shëndetësore “Haim Abravanel” në Manastir. 


