Natë e magjishme në Struga Fest!
Në Strugë, u mbajt Festivali “Struga Fest”, edicioni I pestë, ngjarje e rëndësishme që ka për qëllim promovimin e kulturës shqiptare, integrimin e të rinjve dhe bashkëpunimin artistik mbarëkombëtar.
Publiku u mrekullua nga performanca e jashtëzakonshme e Inva Mulës dhe Genc Tukiçit, të cilët sollën emocione dhe art të vërtetë në skenën e festivalit.
Mbrëmjen e ndriçuan edhe zërat engjëllorë të fëmijëve të korit “Okarina” nga Prishtina, duke e kthyer festivalin në një përjetim të paharruar për të gjithë të pranishmit.
Konsullata e Përgjithshme e RSH-së në Strugë ishte pjesë e këtij bashkëpunimi duke kontribuar për realizimin dinjitoz të këtij festivali.
Një mbrëmje e paharruar që e ngriti Strugën në një tjetër nivel artistik!