Konsulli i Përgjithshëm, Petrit Musaj, priti sot në takim një grup ambasadorësh të rinj Evropianë nga Republika e Maqedonisë së Veriut.
Rrjeti i Ambasadorëve të Rinj Evropianë të Ballkanit Perëndimor është një rrjet kreativ dhe komunikues i të rinjve aktivistë nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, që promovojnë vlerat evropiane si demokracia, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit.
Në takim u bisedua mbi misionin dhe aktivitetet e kësaj platforme, mundësitë eventuale për bashkëpunim në të ardhmen si dhe sfidat e Shqipërisë dhe Maqedonisë në rrugën e përbashkët të integrimit evropian.
Newsroom
Ambasadorët e rinj evropian vizitë në Konsullatë