Konsulli i Përgjithshëm z. Petrit Musaj zhvilloi sot një takim me
Myftiun e Strugës, H. Adi ef. Murtishi, në Myftininë e BFI-së Strugë.
Me këtë rast, Konsulli i Përgjithshëm i uroi Myftiut të Strugës dhe besimtarëve muslimanë Ramazan të begatë dhe agjërim të pranuar, duke shprehur respektin dhe konsideratën për punën dhe angazhimin e Myftinisë së BFI-së Strugë në shërbim të komunitetit.
Gjatë këtij takimi miqësor dhe vëllazëror, u bisedua për rëndësinë e bashkëpunimit dhe ruajtjes së vlerave shpirtërore, kulturore dhe kombëtare në shoqërinë tonë, si dhe për rolin që institucionet fetare dhe ato shtetërore kanë në forcimin e harmonisë dhe mirëkuptimit në komunitet.
Nga ana e tij, Myftiu i Strugës, H. Adi ef. Murtishi, e falënderoi Konsullin për vizitën dhe urimet e sinqerta, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë ndërinstitucional në të mirë të shoqërisë dhe të qytetarëve.


